Politike

“Jam esëll”, Meta kundër ambasadorëve: S’kanë folur për krizën në Shqipëri, mos prisni t’ua thonë

25 Qershor 2019, 06:32 Nga DOSJA
“Jam esëll”, Meta kundër ambasadorëve:

TIRANË- Ilir Meta nga konferenca për mediat ka reaguar sërish nuk ka lënë pa përmendur dhe ambasadorët e huaj që janë në Shqipëri.

Presidenti nuk përmendi emra, por foli ashpër kudnër tyre duke thënë se asnjë ambasador nuk ka thënë që në Shqipëri ka krizë të thellë.

Unë nuk hyj te ata politikanë që flasin në emër të ambasadave dhe ndërkombëtareve dhe fshihen në emër të tyre. Presidenti është i duruar që të gjithë të reflektojnë e kuptojnë që pluralizmi ka tre dekada që ka ardhur, të kuptojnë edhe një gjë që nuk ua thonë dot ambasadorët se ndoshta nuk i lënë tua thonë, ua them unë, ua kam thënë edhe atyre edhe palëve, pa zgjedhje, jo vetëm gjithëpërfshirëse, por edhe me standardet më të mira, nuk ka e nuk do të ketë çelje të negociatave. Më besoni mua, unë jam esëll gjithë ditës, jo më tani në mëngjes”, është shprehur Meta.

Meta mbajti një konferencë për mediat dhe komentoi vendimin e djeshëm të Kolegjit. Meta tha se gjyqtarët ishin të trembur e shantazhuar nga maxhoranca. Ai KQZ-në e quajit Organizata Socialiste. Presidenti theksoi se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë dhe i quajti imagjinare. Por shtoi se nëse mbahen do të jenë zgjedhje të brendshme partiake. Meta në deklaratë shtoi që do të jenë në atë zyrë deri në 2022 nga do fillojë dhe ringirtja e Republikës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasadoret ne shqiperi anulimi i 30 qershorit ilir meta konferenca e metes 25 qershor 2019 meta kunder ambasadoreve ambasadoret ne shqiperi anulimi i 30 qershorit ilir meta konferenca e metes 25 qershor 2019 meta kunder ambasadoreve

Sondazh

Poll