Politike

“Off the record”, pas konferencës Meta kafe me gazetarët në oborrin e Presidencës (FOTO)

25 Qershor 2019, 07:11 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti dhe gazetarët që ishin në konferencë kanë pirë sot sëbashku kafen e mëngjesit. Pas konferencës për mediat, Meta dhe gazetarët janë zhvendosur në oborrin e presidencës ku kanë konsumuar një kafe.

 

Nisur nga zgjimi i hershëm dhe nisja e punës menjëherë, Meta i ka ftuar gazetarët në oborrin e Presidencës për të kaluar disa momente qetësie. Ky takim është zhvilluar “off the record”, por gazetarët më shumë mundësi kanë shuar kuriozitetin dhe i kanë bërë ndonjë pyetje më shumë Ilir Metës.

Meta mbajti një konferencë për mediat dhe komentoi vendimin e djeshëm të Kolegjit. Meta tha se gjyqtarët ishin të trembur e shantazhuar nga maxhoranca. Ai KQZ-në e quajit Organizata Socialiste. Presidenti theksoi se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë dhe i quajti imagjinare. Por shtoi se nëse mbahen do të jenë zgjedhje të brendshme partiake. Meta në deklaratë shtoi që do të jenë në atë zyrë deri në 2022 nga do fillojë dhe ringirtja e Republikës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kafe me gazetaret meta me gazetarët ilir meta meta kafe me gazetaret meta me gazetarët

Sondazh

Poll