Politike

“Zgjedhjet e 30 qershorit janë imagjinare”, Meta flet për vendimin e Kolegjit: S’ka asnjë funskion juridik

25 Qershor 2019, 06:11 Nga DOSJA
“Zgjedhjet e 30 qershorit janë imagjinare”, Meta flet për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat në lidhje me situatën politike në Shqipëri. Meta në këtë konferencë ka folur në lidhje me shfuqizimin e dekretit, ku tha se u bë për të ulur tensionet mes palëve.

“Ditën e djeshem në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtya kërkesa e një partie që e pengonte atë që të çregjistrohej nga zgjedhjet imagjinare të 30 qershorit. Por Kolegji e rrëzoi këtë parti dhe e detyron që të marrë pjesë në këto zgjedhje imagjinare. Kolegji nuk mund të gjykonte aktin e presidentin, dhe ky vendim nuk mund të ketë asnjë funskion juridik, pasi në nuk jemi palë në proces”, tha Meta.

Meta mbajti një konferencë për mediat dhe komentoi vendimin e djeshëm të Kolegjit. Meta tha se gjyqtarët ishin të trembur e shantazhuar nga maxhoranca. Ai KQZ-në e quajit Organizata Socialiste. Presidenti theksoi se zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë dhe i quajti imagjinare. Por shtoi se nëse mbahen do të jenë zgjedhje të brendshme partiake. Meta në deklaratë shtoi që do të jenë në atë zyrë deri në 2022 nga do fillojë dhe ringirtja e Republikës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike anulimi i 30 qershorit ilir meta konferenca e metes 25 qershor 2019 kriza politike meta me gazetarët anulimi i 30 qershorit ilir meta konferenca e metes 25 qershor 2019 kriza politike meta me gazetarët

Sondazh

Poll