Sport

Tiranë bëj kujdes! Vllaznia e ka seriozisht titullin, Gurishta: Ky është viti…

26 Dhjetor 2021, 21:54 Nga DOSJA
Tiranë bëj kujdes! Vllaznia e ka seriozisht titullin, Gurishta: Ky

SHKODËR-Erdenis Gurishta ka folur për emisionin “Ora Sport” pasi është shpallur si lojtari më i mirë i vitit në “Abissnet Superiore”.

Kapiteni i Vllaznisë ndihet i vlerësuar për një fakt të tillë, ndërsa thekson se ëndrra më e madhe që i ka mbetur pa u plotësuar është fitimi i titullit kampion me skuadrën shkodrane. Kuqeblutë janë 8 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Tirana, ndoshta një mision që duket i mundur nga kapiteni.

“Duke pasur parasysh se një vit më para ishim në play off dhe direkt vitin që shkoi dolëm nënkampion me golavarazh dhe fituam Kupën e Shqipërisë. Është një vlerësim për mua dhe ndihem shumë mirë. Një ndër ëndrrat e mia është të realizoj të shpallem kampion me Vllazninë. Shpresoj të jetë ky vit, kam besim, pavarësisht se jemi 8 pikë larg.

Vitin e kaluar më kanë dalë ëndrrat. Vllaznia e këtij viti është më e mirë se e vitit të kaluar. Kemi më shumë kualitet dhe këtë e thonë të gjithë. Shpresoj të kenë kaluar të gjithë të këqijat dhe vitin tjetër të jemi më të fortë”, është shprehur Erdenis Gurishta.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport gurishta tirana vllaznia gurishta tirana vllaznia

Sondazh

Poll