Sport

Inter, Brozovic vazhdon me “tekat” e rinovimit! Takimi tjetër bëhet në janar

25 Dhjetor 2021, 19:40 Nga DOSJA
Inter, Brozovic vazhdon me “tekat” e rinovimit! Takimi tjetër

MILANO-Takimi para Krishtlindjeve u bë, tymi i bardhë ende nuk ka dalë. Kontrata e Marcelo Brozovic skadon më 30 qershor, por klubi zikaltër nuk i ka humbur shpresat për ta konfirmuar atë për të ardhmen.

Në të vërtetë mesfushori kroat u bëri të ditur të gjithëve pak javë më parë se vullneti i tij është të qëndrojë në Milano. Pengesa është e paga e lartë që kërkon lojtari. Mesfushori përfiton 4.5 milionë euro në sezon dhe ai kërkon 7-8 milionë.

Drejtori sportiv Ausilio ka pasur një takim me babain e futbollistit dhe avokatin që e asiston por diskutimi për rinovimin është shtyrë për në janar.

Problemi tjetër është ai i Perisic. Lojtari ka bllokuar rinovimin e kontratës. Kroati fiton 5 milionë në sezon dhe për të rinovuar kërkon një shifër edhe më të lartë se 6 milionë. Vetëm Neëcastle mund ta arrijë atë shumë, por në këtë moment klubi anglez ende nuk ka bërë një ofertë në drejtim të klubit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport brozovic inter perisic brozovic inter perisic

Sondazh

Poll