Sport

Chelsea dhe Tottenham derbi për De Ligt, e duan që në janar. Barça ofron dy lojtarë

25 Dhjetor 2021, 19:53 Nga DOSJA
Chelsea dhe Tottenham derbi për De Ligt, e duan që në janar.

TORINO-Fjalët e agjentit të tij Mino Raiola dhe ato të Arrivabenes, e bënë të qartë se e ardhmja e Matthijs de Ligt te Juventus është gjithnjë e më e pasigurt. Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga “Sport”, Chelsea dhe Tottenham do të ishin gati të përfundonin marrëveshjen me Juventusin që në merkaton e janarit.

Barcelona gjithashtu ka kontaktuar agjentin e holandezit. Për katalanasit, operacioni do të ishte i ndërlikuar për shkak të kërkesës së lartë.

De Ligt ka një klauzolë prej 150 milionë eurosh, por Juve e di se kjo shifër është përtej çdo mundësie në merkato. Një çmim afër 50 milionë është më i besueshëm. Barça, sipas portalit “Todofichajes.com” do ta donte me çdo kusht, madje duke ofruar edhe dy lojtarë si mbrojtësi Lenglet dhe sulmuesi Depay.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport de ligt juventus de ligt juventus

Sondazh

Poll