Aktualitet

Rregulla të reja për Kanadanë/Ministria e Jashtme:Testi PCR dhe statusi i vaksinimit

24 Dhjetor 2021, 12:38 Nga DOSJA
Rregulla të reja për Kanadanë/Ministria e Jashtme:Testi PCR dhe

TIRANË –  Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftua rregullat e reja për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Kanadasë.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Ministria thotë se nga data 21 dhjetor 2021, të gjithë udhëtarët që kanë udhëtuar jashtë Kanadasë për më pak se 72 orë duhet të kenë një test negativ PCR në kthim, i cili nuk duhet të jetë marrë në Kanada.

Gjithashtu janë hequr masat e jashtëzakonshme për udhëtarët që kthehen nga Botsvana, Egjipti, Eswatini, Lesoto, Malaëi, Mozambiku, Namibia, Nigeria, Afrika e Jugut dhe Zimbabve. Të gjithë udhëtarët, para udhëtimit drejt Kanadasë duhet të shkarkojnë aplikacionin ArriveCan dhe të ngarkojnë në këtë aplikacion të gjithë informacionin e kërkuar, përfshirë statusin e vaksinimit dhe të testit PCR.  Udhëtarët e pavaksinuar që rikthehen në Kanada duhet të karantinohen për 14 ditë.

Të vaksinuar plotësisht konsiderohen udhëtarët, të cilët të paktën 14 ditë para hyrjes në Kanada kanë marrë të paktën 2 doza të vaksinave ose kombinim të vaksinave të pranuara nga qeveria kanadeze, ose të paktën një dozë të vaksinës Janssen/Johnson & Johnson. Vaksina të pranuara nga qeveria kanadeze janë: AstraZeneca,Biotech; Janssen/Johnson & Johnson; Moderna; Pfizer-BioNTech; Sinopharm dhe Sinovac.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton rregullat e reja për të udhëtuar drejt Kanadasë. Nga data 21 dhjetor 2021, të gjithë udhëtarët që kanë udhëtuar jashtë Kanadasë për më pak se 72 orë duhet të kenë një test negativ PCR në kthim, i cili nuk duhet të jetë marrë në Kanada. Gjithashtu janë hequr masat e jashtëzakonshme për udhëtarët që kthehen nga Botsvana, Egjipti, Eswatini, Lesoto, Malawi, Mozambiku, Namibia, Nigeria, Afrika e Jugut dhe Zimbabve. Të gjithë udhëtarët, para udhëtimit drejt Kanadasë duhet të shkarkojnë aplikacionin ArriveCan dhe të ngarkojnë në këtë aplikacion të gjithë informacionin e kërkuar, përfshirë statusin e vaksinimit dhe të testit PCR. Udhëtarët e pavaksinuar që rikthehen në Kanada duhet të karantinohen për 14 ditë. Në mbërritje në Kanada, udhëtarët mund të njoftohen nga oficerët e shërbimeve kufitare mbi përzgjedhjen rastësore të tyre për një test të detyrueshëm të mbërritjes. Të vaksinuar plotësisht konsiderohen udhëtarët, të cilët të paktën 14 ditë para hyrjes në Kanada kanë marrë të paktën 2 doza të vaksinave ose kombinim të vaksinave të pranuara nga qeveria kanadeze, ose të paktën një dozë të vaksinës Janssen/Johnson & Johnson. Vaksina të pranuara nga qeveria kanadeze janë: AstraZeneca/COVISHIELD(ChAdOx1-S,Vaxzevria, AZD1222); Bharat Biotech(Covaxin, BBV152 A, B, C);
Janssen/Johnson & Johnson; Moderna (mRNA-1273); Pfizer-BioNTech (Comirnaty, tozinameran, BNT162b2); Sinopharm BIBP (BBIBP-CorV); Sinovac(CoronaVac, PiCoVacc);

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet coronavirusi ne kanada kanada ministria per evropen dhe punet e jashtme coronavirusi ne kanada kanada ministria per evropen dhe punet e jashtme

Sondazh

Poll