Aktualitet

Ekzekutimi i Kariçit! Makina e autorëve me targa të huaja, gjendet arma e krimit

24 Dhjetor 2021, 08:37 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Kariçit! Makina e autorëve me targa të huaja,

TIRANË– Ekzekutimi i 35-vjeçarit Can Kariçi brenda mjetit të tij në Kodër Kamëz është bërë me breshëri kallashnikovi nga dy persona. Autorët pasi kanë ndjekur 35-vjeçarin, i cili ka dalë nga një bar kafe e kanë ekzekutuar atë në momentin që sapo ka hyrë në mjetin e tij dhe më pas janë larguar me “Audin” që u gjet i djegur më pas në Institut. Mjeti i autorëve ishte me targa të huaja ndërsa brenda saj ndodhej dhe arma e krimit tip kallashnikov.

E kaluara e viktimës është pistë e hetimit nga prokuroria për ekzekutimin e 35-vjeçarit. Hetimi po bëhet edhe nëse Kariçi mund të ketë pasur konflikte me autorët apo nëse ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dyfishtë të Eriges Mihasit dhe Armand Dumanit në muajin nëntor në Astir.

Kariçi u gjet brenda makinës së tij, rreth orës 20:00 mbrëmjen e kaluar. 35-vjeçari u dërgua në spital, por rrugës ndërroi jetë. Zona ku ndodhi krimi është e rrethuar nga policia e cila është vënë në kërkim të autorëve, por ende nuk ka një pistë mbi ngjarjen.

Kariçi ishte një person me precedent penalë në fushën e krimeve kundër personit. Mediat raportojnë se Kariçi që u vra brenda mjetit të tij me targa gjermane, njihej dhe me nofkën ‘ujku’. Ai ishte nga Dibra dhe banonte në Bathore. Kariçi për herë të fundit është vënë në pranga në muajin shkurt të këtij viti pas një aksioni e operacioni që organizuan forcat RENEA në zonën e Kurbinit, pasi iu gjetën fishekë dhe pistoletë tip ‘Glock’.

Ai u lirua nga qelia por Gjykata e la nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Raportohet se Kariçi ka qenë mik i ngushtë me dy të rinjtë, Eriges Mihasi dhe Armand Dumani, të cilët u vranë në zonën e Astirit mbrëmjen e 13 nëntorit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ATENTATI/ Miqtë e Kariçit: Dëgjuam krisma, nuk vumë re frikë apo tension

Vrasja e Can Karriçit/ I riu lëvizte i armatosur, duhet të ishte në ‘arrest shtëpie’

Të maskuar! Autorët e Kariçit me kapele, atentati ‘filmohet’ nga kamerat e sigurisë

Pistat e hetimit të vrasjes së Kariçit në Kodër-Kamëz,lidhja me viktimat e ‘Astirit’

Vrasja në Kamëz/ Makina e djegur me targa të huaja, autorët lanë pas kallashnikovin

Ekzekutimi i Kariçit! Njëri nga autorët qëlloi me armë, tjetri drejtoi makinën

FOTO/ U ekzekutua me silenciator brenda makinës së tij, ky është Can Kariçi

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet can kariçi vritet can kariçi can kariçi vritet can kariçi

Sondazh

Poll