Aktualitet

Njihen si ‘Jimmy’ / Përplaset me kamionin teksa ecte me motor, vdes i riu shqiptar

24 Dhjetor 2021, 11:54 Nga DOSJA
Njihen si ‘Jimmy’ / Përplaset me kamionin teksa ecte me motor,

ITALI – Një tjetër i ri shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti fatal në Itali, vetëm një ditë para Krishtlindjeve. I riu, i cili jetonte prej vitesh në shtetin fqinj e që mediat atje e identifikojnë me emrin e pagëzimit, ‘Jimmy’, humbi jetën pasi u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 të së enjtes në një kryqëzim në Gioia Tauro. 35-vjeçari udhëtonte me motor, kur në rrethana ende të paqarta u përplas me një kamion. Përplasja ishte shumë e fortë dhe ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Për ngjarjen autoritetet italiane kanë nisur hetimet.

Marrë nga calabria.gazzettadelsud.it

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet shqiptari ne itali jimmy vdes shqiptari ne itali aksidentohet shqiptari ne itali jimmy vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll