Aktualitet

Denoncimi i bariut fierak: Më helmuan 15 krerë dele, më goditën edhe me biçak

24 Dhjetor 2021, 10:46 Nga DOSJA
Denoncimi i bariut fierak: Më helmuan 15 krerë dele, më

LEVAN – Një bari nga Fieri ka denoncuar helmimin e më shumë se 15 krerëve dele në stanin që ai e ka ngritur që prej 13 vitesh në fshatin Shtyllas të Njësisë Administrative Levan.

Bariu Edmond Hajdari shprehet se helmimi është bërë nga persona të zonës me të cilët ishte konfliktuar më parë. Sipas 31-vjeçarit ata kanë hedhur helm kimik në kullotat e bagëtive dhe në mëngjes konstatoi se delet nuk ecnin dot. Ai ka 350 krerë dele dhe ndihet i shqetësuar se në momentin që do t’i nxjerrë të kullosin ato do të helmohen, ndërsa familja ka bërë dhe denoncim në polici për rastin.

“Jam Sinan Hajdari. Jam fermer në zonën e Shtyllasit. Dje më janë helmuar 5 krerë bagëti dhe shumë të tjera i kam në gjendje të rëndë në stallë. Dyshoj se helmimi është i qëllimshëm për shkak të një konflikti që më ka ndodhur dy ditë më parë në këtë zonë që kemi pasur probleme me policinë. Dyshoj se është i qëllimshëm nga këta persona. Kam shumë kohë në këtë zonë dhe asnjëherë më parë nuk kam pasur probleme. Kam 13 vjet në këtë zonë dhe nuk më ka ndodhur asnjëherë. E kam denoncuar në polici. Dyshoj te ata persona. Mund të jetë helmim kimik. Janë dërguar mostrat në laboratorin e Tiranës. Pritet përgjigja e analizave. Ndihme i rrezikuar sepse unë në këtë zonë jam në vazhdimësi dhe ndihem shumë i kërcënuar. Unë i çoj atje ku kullosin dhe marrin helmim atje. Për mua është dëm i madh ekonomik. Janë dhe shumë të tjera në gjendje të rëndë dhe mund të ngordhin. Dyshimet janë se është helmim i qëllimshëm”, thotë ai.

Me datë 21 dhjetor të këtij viti, Hajdari ka qenë pjesë e një konflikti me banorë të zonës dhe është goditur me biçak nga një 50-vjeçar. Denoncimi është kryer në polici për shtetasin me iniciale E.H, si i dyshuar për helmimin e deleve.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bariu denoncimi i bariut helmohen delet bariu denoncimi i bariut helmohen delet

Sondazh

Poll