Aktualitet

Moti për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, sinoptikanja jep lajme jo të mira për festa

24 Dhjetor 2021, 11:45 Nga DOSJA
Moti për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, sinoptikanja jep lajme jo të

TIRANË – Për të gjithë ata, të cilët festojnë Krishtlindjet, lajme jo të mira vijnë nga meteorologët përsa i përket motit në vendin tonë në fundjavë. Sipas sinoptikanes, Lajda Porja, kjo fundjavë Krishtlindjeje parashikohet të jetë më mot të vrenjtur e reshje shiu, kryesisht ditën e diel.

Sipas Porjës, temperaturat e ajrit janë rritur, duke e krahasuar me mëngjeset e lagështa e të ngrohta të vjeshtës, ndërsa vijoi më tej se, java që vjen do karakterizohet nga një mot me rrebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore, ndërsa zonat e thella malore do kenë dëborë.

Sa u përket ditëve të ndërrimit të viteve, Porja tha se do kemi mot të vrenjtur e me kalime të lehta kthjellimesh.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet krishtlindjet lajda porja moti ne shqiperi krishtlindjet lajda porja moti ne shqiperi

Sondazh

Poll