Aktualitet

Mashtrimi me Call center-in e polakut në Shkodër, arrestohet Klodian Memo

24 Dhjetor 2021, 11:16 Nga DOSJA
Mashtrimi me Call center-in e polakut në Shkodër, arrestohet Klodian

SHKODËR – Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e një personi të kërkuar, i cili është dënuar nga Gjykata me burgim, pasi akuzohet për veprat penale ‘Mashtrimi kompjuterik’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave’.

Në kuadër të operacionit ‘North Forex’ në Shkodër, më herët janë arrestuar edhe 8 persona të tjerë, të cilët u lanë të lirë më pas. Ndërkohë, në lidhje me operacionin në fjalë, mësohet se ende janë në kërkim polaku dhe bashkëjetuesja e tij, Alma Sokoli.

Njoftimi i Policisë:

“Vijon operacioni policor i koduar ‘‘North Forex“, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike. Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Klodian Memo 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 21.11.2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigursë ‘‘Arrest në burg“, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Më herët, në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, janë vënë në pranga 9 persona të cilët kishin krijuar një skemë mashtrimi kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj.”, thuhet në njoftimin e Policisë Shkodër.

Kujtojmë se një muaj më parë, tetë persona janë vënë në pranga dhe tre tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre dhe një shtetas polak pasi akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Vajzat e arrestuara mësohet se ishin punonjëse në një call-center merrej me investimet në bursa kryesisht përmes Elisa Kolndreu, 22 vjeçe, Olda Shpendi, 20 vjeçe, Aishe Baci, 30 vjeçe, Senada Alija, 21 vjeçe, Sonila Alija, 24 vjeçe dhe Ysniela Dalipi, 27 vjeçe si dhe dy djemtë Ervin Osja, 29 vjeç, Nikolin Toma, 26 vjeç telefononin kryesisht shtetas gjermanë e spanjollë dhe nën premtimin se do tu shumëfishonin paratë, i bindnin që tu jepnin të dhënat konfidenciale e të investonin në platformat e tyre. Platformat me të cilët ata punonin rezultojnë të jenë Vicidial, Forex dhe Exchange.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian memo mashtrim kibernetik policia shkoder klodian memo mashtrim kibernetik policia shkoder

Sondazh

Poll