Aktualitet

Dyshohet për mashtrim, zbulohet identeti i pronarit izraelit të ‘call centerit’

24 Dhjetor 2021, 10:43 Nga DOSJA
Dyshohet për mashtrim, zbulohet identeti i pronarit izraelit të

TIRANË- Rafael Genish është pronari i kompanisë i cili është prangosur në kushtet e flagrancës nga policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit kompjuterik. Ndërkohë që janë arrestuar 21 persona.Janë më shumë 2400 shtetas të huaj që kanë re pre e mashtrimit, me premtimin e investimit në në bursë. 2400 ankesat kanë mbërritur nga autoritete gjermane, franceze dhe italiane.

Më shumë se 60 persona janë shoqëruar ditën e sotme nga policia pasi akuzohen për mashtrim në call center. Mësohet se punonjësit ishin të punësuar në një kompani, e cila ishte në pronësi të një izraeliti. Operacioni kundër mashtrimeve vijon prej muajsh në vendin tonë, nëpër call-centera që njihen si bursa ose me emrin “Forex”.

Procedimi penal ka nisur nga ana e Drejtorisë Qëndrore të Hetimit në Policinë e Shtetit. Operacioni ka nisur që në orët e pasdites së djeshme dhe është në vijim, ndërsa punonjësit që janë shoqëruar në polici, po merren në pyetje. Dyshohet në përfshirjen edhe të personave me shtetësi jo shqiptare ndërsa rëndon mbi ta akuza për veprën “Mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda”.

LAJMI KRYESOR: Mashtrimet me ‘Call Center’/ Shoqërohen në polici 60 persona, pronari izraelit

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet call center mashtrimi me call centerat rafael genish call center mashtrimi me call centerat rafael genish

Sondazh

Poll