Aktualitet

SKANDALI/ Shoferët në Fondin Shqiptar të Zhvillimit paguhen sa dyfishi i ministrave

24 Dhjetor 2021, 11:06 Nga DOSJA

TIRANË– Shoferët në Fondin Shqiptar të Zhvillimit në Tiranë paguhen dyfishin e pagës së ministrave në vend. Në ‘Exel’ e shpërndarë në rrjet të pagave të muajit janar dhe prill, 5 shoferë të FSHZH paguhen 165,000,00 lekë të reja, ndërsa tjetër po shofer, paguhet 196,636,00 lekë të reja.

Më e paguara ndër ministret është ajo e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila merr 194.600.00 mijë lekë të vjetra çdo muaj për shërbimet e saj në kabinet. Ish-zv.kryeministri Erion Braçe paguhej 187.610.00 lekë të vjetra. Ndërsa të gjithë ministrat e tjerë shënonin në konton e tyre bankare çdo muaj shumën prej 174.760.00 lekëve.

Dy ditë më parë u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021, ndërsa ditën e djeshme u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘Whatssap’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik. Ai shtoi më tej se të gjithë inspektorët e tatimeve, por jo vetëm, të vendosen në hetim dhe të gjenden përgjegjësit sa më shpejtë.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet skandali me pagat e qytetareve skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll