Sport

“E ardhmja? Do e diskutoj me drejtuesit”/ Humbja në derbi, Daja mendon largimin

23 Dhjetor 2021, 21:59 Nga DOSJA
“E ardhmja? Do e diskutoj me drejtuesit”/ Humbja në derbi, Daja

TIRANË-Ilir Daja po mendon seriozisht largimin nga drejtimi i Partizanit. Trajneri i të kuqve, pas ndeshjes deklaroi për “SuperSport” se do të bisedonte me drejtuesit e klubit për vijimësinë e tij.

NDESHJA-Vazhdojmë të pësojmë gola jashtëzakonisht të lehtë, në momentin më të mirë se barazuam rezultatin. Menduam të rrezikonim më shumë, por të pësosh gol në atë mënyrë, pa i hequr meritën kundërshtarit, janë tre mbrojtës që nuk mbyllin portën, natyrshëm janë defekte taktike që na ngarkojnë edhe ne me përgjegjësi. Tentuam të fitojmë ndeshjen dhe ky është futbolli dhe në një moment kaq jo të mirë që jemi, ndoshta një mbyllje më e mirë mund të merrnim më shumë nga ky derbi.

E ARDHMJA-Do të bëjmë analizë të detajuar dhe do të gjejmë ku janë gabimet. Do të flas me drejtuesit e klubit për të ardhmen, qoftë timen, qoftë të kontingjentit, në ditët në vijim. Në këto situatë është një njeri që duhet të marrë përgjegjësinë, ose disa. Ndaj them do të flas me drejtuesit. Nëse zgjidhja më e mirë e Partizanit është që ndoshta të marr unë të gjithë përgjegjësinë edhe të atyre golave që pësojmë në atë mënyrën që kemi pësuar.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ilir daja partizani ilir daja partizani

Sondazh

Poll