Sport

VD/ Çfarë drame për Partizanin, i dorëzon derbin Tiranës në minutën e 100-të

23 Dhjetor 2021, 20:56 Nga DOSJA
VD/ Çfarë drame për Partizanin, i dorëzon derbin

TIRANË– Tirana kërkonte fitoren për të blinduar vendin e parë e Partizani shihte 3 pikët domosdoshmëri për të mbajtur gjallë shpresat për të arritur zonën europiane. Barazimi ishte rezultati që askujt nuk i bënte punë, por bardheblutë ia dalin të fitojnë me shifrat 2-1. Në një ndeshje që zgjati plot 101 minuta.

Bardheblutë e nisën mirë takimin kur Xhixha shënoi në minutën e 9′, por goli i tij u konsiderua i parregullt, pasi në aksion mori pjesë Ngoo. Megjithatë duhet të vinte minuta 27′ që Tirana të gjente avantazhin kur Përgjoni shënoi për bardheblutë.

Në pjesën e dytë Partizani ishte më kërkues, por në minutën e 78’ arbitri Xhaja jep penallti për Partizanin pas një ndërhyrje të Tolit ndaj Carës.

Lojtarët e Tiranës kërkojnë rishikimin e pamjeve nga VAR por gjyqtari është i bindur për vendimin e tij. Bekaj pret penalltinë Stenio Zhunior, por gjyqtari vendos të përsëritet për hyrje të lojtarëve bardheblu në zonë.86’ Stenio Zhunior shfaqet përsëri para Bekajt por këtë radhë nuk gabon.

Kur u duk se takimi do të përfundonte në barazim, Xhixha në sekondat e fundit shënoi për Tiranën duke i dhënë tre pikë të vlefshme skuadrës bardheblu.Me këtë sukses skuadra e Orges Shehit shkon në kuotën e 33 piëkve, ndërsa Partizani qëndron në vendin e pestë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll