Sport

Sa shumë tension pas derbit! Tifozë që zaptojnë fushën dhe shkulin stolat për sherr

23 Dhjetor 2021, 21:41 Nga DOSJA
Sa shumë tension pas derbit! Tifozë që zaptojnë fushën

TIRANË– Derbi Partizani-Tirana u mbyll me tension mes tifozëve. Me vërshëllimën e arbitrit Xhaja tifozët e Tiranës hynë në fushë për të festuar triumfin në derbi vetëm në sekondat e fundit.

Forcat e sigurisë private u munduan t’i ndalojnë ata që të përleshen mes tyre në fushën e “Air Albania”.Nga ana tjetër, nisën protestat e tifozëve të Partizanit dhe shumë prej tyre kapërcyen rrethimin e hynë gjithashtu në fushë.

Kjo bëri që mes palëve të kishte përplasje, pavarësisht ndërhyrjes së stjuardëve, teksa palët nuk kursyen as gjuajtjet me sende të forta, e me stolat që thyen në tribunat e “Air Albania” për disa minuta kaosi të shëmtuar.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport partizani tirana partizani tirana

Sondazh

Poll