Bota

Pistoleta e gabuar/ Policja në ShBA shpallet fajtore për vrasjen e të riut me ngjyrë

24 Dhjetor 2021, 08:32 Nga DOSJA
Pistoleta e gabuar/ Policja në ShBA shpallet fajtore për vrasjen e

SHBA- Ish-zyrtarja e policisë në SHBA, Kim Potter është shpallur fajtore për vrasjen e 20-vjeçarit me ngjyrë, Daunte Wright. BBC raporton se prokurorët e akuzuan ish-policen për vrasjen e të riut Wright si rezultat i përdorimit të pamatur të armës së zjarrit. 

Ngjarja ndodhi në 1 prill të këtij viti, kur policja 49-vjeçare ishte në shërbim dhe i dyshuari Daunte Wright po i rezistonte arrestimit. Në pamjet e kamerës së vendosur në trupin e polices, ajo dëgjohet duke thënë disa herë “ndal” para se të qëllonte me armën e zjarit. Gjatë gjykimit Potter ka deklaruar se ka dashur të përdorë armën elektrike për ta bërë përkohësisht të paaftë të dyshuarin përmes shokut elektrik, por si duket ka përdorur pistoletën e gabuar.

Kim Potter akuzohet për vrasje të shkallës së parë me një dënimin maksimal prej 15 vitesh burg dhe gjobë deri në 30.000 dollarë.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota daunte wright kim potter daunte wright kim potter

Sondazh

Poll