Bota

Gjykata vendosi për ekstradimin e tij, Julian Assange apelon vendimin

24 Dhjetor 2021, 07:54 Nga DOSJA
Gjykata vendosi për ekstradimin e tij, Julian Assange apelon vendimin

MBRETËRIA E BASHKUAR- Pasi gjykata e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar vendosi ekstradimin e Julian Assange në SHBA, avokatët e tij kanë apeluar vendimin. Mediat e huaja raportojnë se avokatët kanë paraqitur një kërkesë për të apeluar në Gjykatën e Lartë të Britanisë, pasi një gjykatë më e ulët vendosi këtë muaj që ai të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për akuzat për spiunazh.

Avokatët kërkuan leje për të apeluar vendimin e Gjykatës së Lartë, duke argumentuar se zotimi i qeverisë amerikane se themeluesi i faqes së internetit të sinjalizimit nuk do t’i nënshtrohej kushteve ekstreme në burg ishte i kushtëzuar dhe mund të ndryshohej sipas gjykimit të autoriteteve amerikane.

E fejuara e themeluesit të web-faqes, “Wikileaks” Stella Moris, tha në një deklaratë se vendimi nuk pritet të merret para javës së tretë të janarit. Gjykata e Lartë është gjykata e fundit e apelit e Britanisë.

SHBA-ja e akuzon Julian Assange me 17 akuza për spiunazh dhe një akuzë për keqpërdorim të kompjuterit në lidhje me publikimet e mijëra dokumenteve diplomatike dhe ushtarake. Gjykata Supreme në Londër, më 10 dhjetor hapi rrugën që Assange të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ekstradimi i julian assange julian assange ekstradimi i julian assange julian assange

Sondazh

Poll