Bota

Omicron në Shqipëri, mediat greke ngrenë alarmin: Virusi ‘pushton’ vendin fqinj!

24 Dhjetor 2021, 08:14 Nga DOSJA
Omicron në Shqipëri, mediat greke ngrenë alarmin: Virusi

ATHINË – Konfirmimi i dy rasteve të para të variantit Omicron të SARS-CoV-2, që u njoftua dje nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat i kanë kushtuar një artikull kësaj çështjeje.

Sipas cnn.gr, varianti i ri i virusit ka ‘pushtuar’ Shqipërinë, edhe pse për momentin janë vetëm dy raste të konfirmuara. Mediat citojnë konferencën e djeshme të Komitetit Teknik të Ekpsertëve, që dha edhe lajmin e konfirmimit të dy rasteve të para me Omicron në vendin tonë.

“Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e komisionit, Mira Rakatsoli, gjatë një konference për shtyp siguroi se për momentin, përhapja epidemiologjike në vend mbetet i qëndrueshëm. Eugenia Tomini, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, theksoi se varianti Delta vazhdon të jetë dominues. Përfaqësuesit e Komitetit u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për COVID-19, duke kujtuar se të gjithë ata mbi 18 vjeç kanë të drejtë të marrin një dozë përforcuese nëse e kanë marrë të dytën gjashtë muaj më parë. Sipas epidemiologes Silva Bino, përqindja e popullsisë që është vaksinuar është 40% , pasi ka pasur një rritje të vogël në dy javët e fundit. Ministria shqiptare e Shëndetësisë tha dje se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 343 raste me SARS-CoV-2. Numri i përgjithshëm i infeksioneve të regjistruara arriti në 206,616; numri zyrtar i vdekjeve ishte 3,180.”, thuhet në artikullin e cnn.gr.

Lajmin për konfirmimin e dy rasteve të para me variantin Omicron në vendin tonë e bëri me dije shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, pas rezultateve të ardhura nga laboratori në Gjermani, ndërsa shtoi se varianti Delta ishte mbizotërues në vend. 2 ditë para festës së Krishtlindjeve, Komisioni i Ekspertëve doli në një konferencë për mediat, duke njoftuar se natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor, në vend nuk do të ketë orë policore. Ndërsa ditët e tjera, situata do të jetë e njëjtë, vendi do të “mbyllet” që në orën 23:00-06:00.

Marrë nga cnn.gr

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cnn.gr mediat greke varianti omicron ne shqiperi cnn.gr mediat greke varianti omicron ne shqiperi

Sondazh

Poll