Bota

Zjarr masiv në një vilë dykatëshe në Greqi, shpëtojnë mrekullisht banorët

24 Dhjetor 2021, 07:53 Nga DOSJA
Zjarr masiv në një vilë dykatëshe në Greqi,

ATHINË – Një vilë dykatëshe është përfshirë nga flakët në qytezën greke të Kamatero, në rrugën ‘Agias Triados’, por fatmirësisht pa viktima në njerëz.

Zjarrfikëset e zonës morën njoftimin në orët e para të mëngjesit të sotëm, se një zjarr kishte rënë në një shtëpi dykatëshe. Ata nisën vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa pas hyrjes brenda në banesë, konstatuan se në të nuk kishte asnjeri brenda, pasi banorët ishin larguar vetë sapo kishin konstatuar se kishte rënë zjarri.

Ndërkohë, janë zhvendosur nga banesat e tyre edhe disa persona të tjerë, të cilët jetonin në të njëjtën godinë. Të plagosurit u dëguan për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, si pasojë e asfiksisë nga tymi i flakëve, por fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Marrë nga cnn.gr

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota zjarr ne athine zjarr ne banese ne greqi zjarr ne athine zjarr ne banese ne greqi

Sondazh

Poll