Bota

Presidenti i Malit të Zi infektohet me koronavirus

23 Dhjetor 2021, 21:44 Nga DOSJA
Presidenti i Malit të Zi infektohet me koronavirus

MAL I ZI – Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç është diagnostikuar me koronavirus, ka njoftuar ditën e sotme kabineti i tij.

Sipas deklaratës për media, Gjukanoviç ndihet mirë dhe ka simptoma të lehta.

“Në përputhje me masat epidemiologjike, presidenti është futur në vetizolim, prej nga do t’i kryejë detyrat”, është thënë në deklaratë.

Për shkak të kontaktit me një person të infektuar, Gjukanoviçi ka anuluar qysh më herët takimet, përfshirë një me presidentin e Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentop, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Mali i Zi të enjten ka regjistruar 272 raste të reja me koronavirus, pas testimit të mbi 2,100 mostrave. Aktualisht raste aktive në këtë vend me mbi 600,000 banorë janë mbi 2,000.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni gjukanovic mali i zi milo gjukanoviç gjukanovic mali i zi milo gjukanoviç

Sondazh

Poll