Bota

VIDEO/Trageti përfshihet nga flakët, njerëzit digjen të gjallë, të paktën 32 viktima

24 Dhjetor 2021, 07:13 Nga DOSJA
VIDEO/Trageti përfshihet nga flakët, njerëzit digjen të

BANGLADESH – Të paktën 32 persona u vranë sot,  kur një zjarr shpërtheu në një traget që lundronte në një lumë në jug të Bangladeshit. Incidenti ndodhi herët në mëngjes, sot, 24 dhjetor, pranë qytetit jugor rural të Jhalokathi, 250 kilometra në jug të kryeqytetit Dhaka. Mësohet se në traget ndodheshin rreth 500 pasagjerë.

“Trageti me tre kate “Obhijan” 10 mori flakë në mes të lumit. Kemi nxjerrë 32 trupa të pajetë. Numri i viktimave mund të bëhet edhe më i madh. Shumica e viktimave vdiqën si pasojë e zjarrit, disa u mbytën duke rënë në lumë,” tha për AFP shefi i policisë në zonën ku ndodhi aksidenti, Mounul Islam.

Shefi i policisë shton se zjarri mund të ketë shpërthyer fillimisht në dhomën e motorit dhe më pas në tragetin e mbushur me njerëz. Ekspertët në vendin me 170 milionë banorë fajësojnë mirëmbajtjen e dobët, standardet e dobëta të sigurisë në kantieret detare dhe mbipopullimin.

At least 32 dead in #Bangladesh ferry fire: @AJEnglish #Bangladeshferryfire pic.twitter.com/zMjymG9CcE

— Pawan Nautiyal पवन नौटियाल پون نوتیال (@pawanautiyal) December 24, 2021

Zjarret janë gjithashtu një burim tragjedish në Bangladesh. Në korrik, 52 persona humbën jetën në një zjarr në një fabrikë ushqimesh dhe pijesh në Rupganj, një qytet industrial jashtë Dhakës. Të paktën 70 njerëz vdiqën në shkurt 2019 kur zjarri shpërtheu në apartamente në Dhaka ku ruheshin kimikate në mënyrë të paligjshme.

Në gusht, të paktën 21 njerëz u vranë kur një varkë e mbushur me pasagjerë dhe një anije mallrash e ngarkuar me rërë u përplasën në një liqen në Bangladeshin lindor.

Marrë nga thenews.com.pk

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bangladesh mbytet anija mbytet trageti bangladesh mbytet anija mbytet trageti

Sondazh

Poll