Bota

Greqia ashpërson masat, nga sot maskë të dyfishtë në supermarkete dhe urbane

24 Dhjetor 2021, 07:40 Nga DOSJA
Greqia ashpërson masat, nga sot maskë të dyfishtë në

GREQI- Nga dita e sotme në Greqi hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese anticovid. Mediat e huaja raportojnë se maska bëhet e detyrueshme në të gjitha ambientet e jashtme dhe të brendshme, madje edhe në palestra dhe lokale.

Sipas masave të reja qytetarët duhet të mbajnë dy maska në supermarketet dhe në mjetet e transportit publik. Masat e reja janë vendosur në prag të festave të fundvitit, ku gjithashu janë ndaluar organizmi i festave për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Masat e detajuara:

Të gjithë qytetarët, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit, kërkohet të mbajnë maskë brenda dhe jashtë, duke përfshirë palestrat, restorantet dhe baret, maska do të hiqet vetëm kur qytetarët hanë ose pinë.

Bëhet i detyrueshëm përdorimi i një maskë të dyfishtë ose një maskë me mbrojtje të lartë (KN95) në supermarkete dhe transport publik.

Festimet publike të Krishtlindjeve janë të ndaluara në të gjithë vendin dhe ato që janë  planifikuar janë anuluar tashmë.

Për sa i përket masave, vihet re se mosrespektimi do të sjellë gjobat administrative përkatëse  ndërsa më 27 dhjetor komiteti teknik i ekspertëve do të mblidhet për të vlerësuar efektivitetin e tyre dhe për të vendosur nëse nevojiten masa shtesë para ose pas datës 3 janar.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid-19 masat anti covid ne greqi covid-19 masat anti covid ne greqi

Sondazh

Poll