Politike

Biseda e fundit/Berisha tregon fjalët e Bashës para pezullimit nga grupi parlamentar

23 Dhjetor 2021, 21:31 Nga DOSJA
Biseda e fundit/Berisha tregon fjalët e Bashës para pezullimit nga

TIRANË – Ish-kryetari  i PD-së Sali Berisha tregoi bisedat e fundit me kryetarin demokrat Lulzim Basha para se të pezullohej nga grupi parlamentar demokrat në 9 shtator. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Berisha tregon se është e vërtetë që diplomati amerikan Philip Reeker i kërkoi Bashës moslejimin e Berishës për t’u futur në parlament, por sipas Berishës Basha gënjen kur thotë se ai po e bën luftën për interesa personale, pasi në të vërtetë po lufton për dinjitetin e tij.

BERISHA: Kur më ndodhi kjo non grata, më tha të përpiqem t’i them këtij e atij. I thashë mos i thuaj askujt. Unë kam zgjedhur gjykatën dhe transparencën, nuk bëj lobing. Më tha njëherë se thotë ambasadorja Kim që i kemi thënë Berishës që do ndodhë kjo. Mua nuk më kishte thënë gjë njeri. Kur ma tha herën e dytë, i them tani dëgjo: ajo që më është thënë mua nga burime amerikane është se ti u ke thënë atyre që çdo vendim e merr ai dhe më kontrollon në çdo gjë. Por unë nuk jam marrë me këtë punë fare. E dyta, pasi ka ndodhur kjo. Firma nuk është e Edi Ramës. Dhe pa Xhorxh Sorosin kjo nuk bëhej kurrë. Më thotë për këtë të Parlamentit si t’ia bëjmë? Se kush do futet në Parlament e përcaktojnë ligjet e Shqipërisë. Rikeri ia ka kërkuar mosfutjen time në Parlament. Nuk ka gënjyer. Por sovraniteti nuk dorëzohet kurrë dhe një forcë politike që pranon një gënjeshtër për të vërtetë, ajo nuk meriton të ekzistojë. Më tha do të ndodhë kjo e kjo, vazhdo i thashë, le të bëjnë çfarë të duan. E vërteta dhe dinjiteti janë të pacenueshëm. Më tha do ndëshkojnë Shqipërinë. Më the ke shumë të drejtë. Tani thotë që nuk pyes për gjë tjetër veçse për veten.

(d.v.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll