Politike

Ultimatumi i Berishës, Alibeaj: Asgjë s’ka për të ndodhur para dhe pas 5 janarit

23 Dhjetor 2021, 19:33 Nga DOSJA
Ultimatumi i Berishës, Alibeaj: Asgjë s’ka për të

TIRANË – N/kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj hodhi poshtë ultimatumin e Komisionit të Rithemelimit të PD-së ndaj Lulzim Bashës, të cilit i kërkohet lënia e zyrës së kryetarit deri në datën 5 janar. Në emisionin “Frontline” në “News 24”, eksponenti demokrat tregoi se nuk do të ndodhë asgjë para dhe pas datës 5 janar.

Asgjë nuk ka për të ndodhur, as para 5 janarit dhe as pas 5 janarit. Pra do të thirren demokratët të sulmojë selinë e tyre. E kuptoni se sa e trishtë është . Kjo gjuhë nuk asnjë lidhje me atë që së pari është bashkëjetesë në parti politike. Kjo gjuhë, kjo thirrje që i bëhet të shkojnë te selia, në një kohë ku shqiptarët bashkë me demokratët janë duke vuajtur është e dhimbshme. Shkëputuni nga kërkesa që nuk kanë seriozitet”, tha Alibeaj.

Më tej, Alibeaj shtoi se Lulzim Basha mbetet kryetar i Partisë Demokratike pasi është votëbesuar pas zgjedhjeve të 25 prillit me 83% të votave të demokratëve. Komisionin e Rithemelimit dhe strukturat e tjera të dala nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe procedurat e saj i quajti “lojëra qesharake fëmijësh”.

“Në këto tre muaj jemi të qartë se çfarë kanë ndodhur. Vendime imagjinare. Në fakt kamerat e TV nuk do të duhej të mos lejoheshin të bëhej transparencë. Unë di që 5259 nënshkrime të atyre që kishin konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvend u lexuar edhe para kamerave, Po ashtu edhe pas punimeve të Kuvendit të 18 dhjetorit të gjithë u lexuan para kamerave, pra është maksimumi i hapësirës për ti dhënë kujtdo për të bërë kontrollin. Në 5 janar dhe pas 5 janarit Basha do të jetë. Basha është zgjedhur në qershor me 83% të votave është mandatuar nga ata që kishin të drejtë për të marrë pjesë në Kuvend. Është mandatuar prej tyre dhe do të jetë kryetar i PD sipas rregullave statusore të PD . Procedura paralele, institucione ekstra statusore janë lojëra qesharake fëmijësh. Selia e PD është e demokratëve, askush nuk ua ndalon të vijnë , por jo për të kryer akte vandalizmi. Ne do të jemi për një synim të vetëm për të rrëzuar regjimin që ka kapluar jetën e qytetarëve”, u shpreh n/kryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni i rithemelimit te pd enkelejd alibeaj komisioni i rithemelimit te pd

Sondazh

Poll