Politike

Skandali me pagat, përjashtohet Mimoza Seraj, Hoxha: Kërkojnë gjilpërën në kashtë

23 Dhjetor 2021, 21:16 Nga DOSJA
Skandali me pagat, përjashtohet Mimoza Seraj, Hoxha: Kërkojnë

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se Prokuroria e Tiranës është duke kërkuar gjilpërën në kashtë duke folur në lidhje me skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve. E ftuar në emisionin ‘Open’, Hoxha u shpreh se Prokuroria do të vijojë me pyetjen ndaj zyrtarëve, ndërkohë që shtoi se Mimoza Seraj, një nga ish-punonjëset është përjashtuar nga përgjegjësia.

Prokuroria thotë se ka nisur të pyesë zyrtarë të tre institucioneve ndërsa ditën e nesërme do të vijojmë me marrjen në pyetje të zyrtarëve nga tre institucionet,  Drejtoria e Tatimeve , AKSHI dhe Inspektorati i Sigurimeve Shoqërore. U përjashtua se mund të jetë e dyshuara kryesore emri i zonjës me iniciale M.S..që u fol, por kam përshtypjen që janë duke kërkuar gjilpërën në kashtë, referuar një çështje mjaft të bujshme që nuk ka ende një zgjidhje, e njohur ndryshe ajo e patronazhistëve. Nuk pati një finale, SPAK kërkoi informacion nga kompania e Wetransfer se nga kishin dalë të dhënat, por nuk rezultoi që të ishte në bazë të të dhënave shtetërore, nuk pati një finale,” tha Hoxha.

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike anila hoxha mimoza seraj skandali me pagat e qytetareve anila hoxha mimoza seraj skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll