Politike

Berisha: Në 18 dhjetor kishte shqiptarë nga treva të tjera që mbronin Bashën te PD

23 Dhjetor 2021, 21:57 Nga DOSJA
Berisha: Në 18 dhjetor kishte shqiptarë nga treva të tjera

TIRANë – Ish-lideri i PD-së Sali Berisha pretendon se mbrëmjen e 18 dhjetorit kur shkoi me mbështetësit e tij në selinë e PD-së për të konfirmuar rezultatet e referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës se ka patur persona të armatosur, mes tyre dhe shqiptarë nga trevat jashtë Shqipërisë që mbronin kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Berisha theksoi se këta persona janë identifikuar, ndërsa përsëriti se kryeministri Edi Rama ka dërguar persona të armatosur për të mbrojtur Lulzim Bashën.

BERISHA: Më thanë nuk ka drita salla, më thanë se nuk është e mbyllur selia. Më vonë I mësova. Kanë qenë aktivistë të PD-së që bëjnë të fortin, bëjnë gabim fatal. Janë me emra i dinë shumë mirë. U bëra thirrje të largoheshin nga selia. . Të mos bëjnë të fortin e Lulzim Bashës, se bëjnë mercenarizëm. Ka patur dhe shqiptarë nga treva të tjera. Është shumë e vërtetë. Janë të identifikuar. Pa diskutim. U dhashë mesazhin e duhur. Nuk keni punë me akte mercenare. Forcë që të pengojnë 44 mijë veta nuk ka. Mos të hyjmë më tej. Edi Rama ka njerëz të armatosur që shoqërojnë Bashën. Lulzim Basha nuk është kryetari i PD-së, është deputet i thjeshtë. Ne tani jemi në të drejtën tonë. Kemi bërë një process që se ka njohur Shqipëria deri më sot.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike referendumi kunder bashes referendumi kunder bashes

Sondazh

Poll