Politike

Berisha: Anëtarët e PD do ta shoqërojnë Bashën njerëzisht jashtë selisë

23 Dhjetor 2021, 22:15 Nga DOSJA
Berisha: Anëtarët e PD do ta shoqërojnë Bashën

TIRANë – Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi se anëtarët e PD-së do ta shoqërojnë njerëzisht kryetarin Lulzim Basha pasi sot Komisioni i Rithemelimit i dërgoi ultimatumin e lënies së zyrës deri në 5 janar. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Berisha tregoi se ai nuk mund të ndërhyjë në këtë gjë, pasi anëtarët e partisë janë përmbaruesit e këtij vendimit të sotëm të Komisionit të Rithemelimit, në përputhje me rezultatin e referendumit të 18 dhjetorit që u shpreh pro-shkarkimit të Bashës.

BERISHA:
Anëtarët e PD do ta shoqërojnë Bashën njerëzisht jashtë selisë në mënyrë përfundimtare. Ata janë përmbaruesit e vendimit të tyre.

Nuk ka punë Sali Berisha me këtë. U mblodhëm në protestën e fundit, shumë njerëz kishin dëshirë ta nxirrnin nga selia. Jo thashë, do ti çohet një shkresë. S’kemi pse humbasim ne seriozitetin. I thamë je deputet, liro ato zyra sepse deputetët nuk kanë zyrë. Mund të bëhej më shpejtë por i dhamë kohë. Gjithçka është bërë konform rregullave me qytetari. Por, a ka mundësi Sali Berisha për ta ndërprerë këtë? Absolutisht jo.

Këtë nuk mund ta ndaloj absolutisht sepse është vendim i anëtarësisë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll