Politike

Qytetarët s’kanë më privatësi! Rama: Sa energji negative, për sa e sa çudira mendore

23 Dhjetor 2021, 19:28 Nga DOSJA
Qytetarët s’kanë më privatësi! Rama: Sa energji

LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga ndarja e 97 shtëpive që ka ndarë mbrëmjen e sotme në Lezhë. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se ka marrë shumë akuza dhe përqeshje në lidhje me ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti. Ndërkohë që më poshtë shkruan se sa shumë energji negative që ka për çudira mendore. Kjo deklaratë e Ramës ka ardhur fill pas skandalit me publikimin e të dhënave të qytetarëve.

Postimi i Plotë:

Ky është nga ato momentet krejt të veçanta njerëzore, kur mbushesh i gjithi me ndjesinë e bukur të vlerës së pazëvendësueshme të politikës në të mirë të jetës së njerëzve dhe i bën hallall sharjet, mallkimet, shpifjet, streset e mundimet e të marrurit me politikë për të shërbyer, jo për të rrëmbyer. Sa shumë mosbesim, ankesa, akuza, përqeshje e shpoti, kur përsërisja do t’i kthejmë të gjithë në shtëpi; sa shumë sajesa e fantazi për shtëpitë që nuk do të ndërtoheshin kurrë, për banesat që s’do të jepeshin kurrë FALAS; sa shumë energji negative, për sa e sa çudira mendore, teksa duhet të shtrëngonim dhëmbët nga vonesat objektive të pandemisë e nga lloj-lloj yçklash… Sa kënaqësi kur të tëra fjalët i merr era dhe veprat mbeten të vetmet që flasin.

(I.A;f.m/DOSJA.AL)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama skandali me pagat e qytetareve edi rama skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll