Politike

Berisha: Basha më solli njerëz për të më pyetur për koalicion me Ramën

23 Dhjetor 2021, 21:15 Nga DOSJA
Berisha: Basha më solli njerëz për të më pyetur

TIRANË – Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha pretendon se kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dërguar disa persona të huaj për ta pyetur se çfarë mendonte për një koalicion qeverisës PS-PD pas zgjedhjeve të 25 prillit. Ish-kryeministri tha në “Të Paekspozuarit” se ka qenë kundër këtij propozimi. Madje, shpalljen e tij “non-grata” e konsideron si rrugë të hapjes së bashkëpunimit mes Bashës dhe Ramës. 

BERISHA: Unë nxirrja Shqipërinë në rrugë dhe në shesh dhe ato zgjedhje nuk i pranoja. Lul Basha i çertifikoi. E thirra në zyrë, i thashë janë tre faktorë. Janë shkelë këto tre kritere, janë disbuarsuar 91 milionë euro në 4600 familje nga thesari. U përdorën bandat, por mbi të gjitha patronazhistët, që reagoi dhe Transparency International. Në vend të nismin betejën, ky i çertifikoi.

Mua më pyetën në fund të fushatës, çfarë mendon ti për një koalicion. Kategorikisht kundër. Më pyetën të huajt. Sigurisht, 100% nga ai.

Pyetja tjetër, të thuash nuk e pranoj, është një përgjigje. Të thuash nuk do të mund të bëhet, do të thotë do t’i kundërvihem me të gjithë mjetet. Këtë përgjigjen e dytë morën nga unë. Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe.

Tre jave pasi humbi PD zgjedhjet, unë shpallem non-grata, sepse duhej hapur rruga që ky të shkonte në qeveri.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet e 25 prilit sali berisha zgjedhjet e 25 prilit

Sondazh

Poll