Politike

“Toyota Yaris”, Berisha: Bashën e ka kërkuar 7 herë prokuroria belge, shkoi 1 herë

23 Dhjetor 2021, 21:13 Nga DOSJA
“Toyota Yaris”, Berisha: Bashën e ka kërkuar 7 herë

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha foli rreth akuzave të tij të përfshirjen e Lulzim Bashës në skandalin “Toyota Yaris”. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ish-kreu i PD-së në vitet 1991-2013 tha se Bashën e ka kërkuar 7 herë në 3 vite Prokuroria e Belgjikës. Sipas Berishës, Basha shkoi vetëm një herë në Prokurorinë Belge, ku u tregoi se kishte “bomba” për të deklaruar në rast se do të dilte para gjykatës belge. Më tej, Berisha tha se Basha u kërkua sërish të dëshmonte në Belgjikë, por ai u justifikua me Kuvendin e 18-dhjetorit.

“Akuzoi Taulant Ballën. I tha ke qenë në Gjermani. Ai e hodhi në gjyq, e mundi. Me këtë dosje dënohet në Shqipëri, një njeri.  Prokuroria belge ka 3 vjet që e ka kërkuar 7 herë. Ka shkuar vetëm një herë. Atëherë u paraqit për dosjen shqiptare, u tha se deklaroj kaq sa kam thënë në Shqipëri, por kam bomba për të deklaruar në gjykatën belge. Edhe tani ishte i thirrur, u paraqit anti-kuvendin”, u shpreh Berisha.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha toyota yaris lulzim basha sali berisha toyota yaris

Sondazh

Poll