Politike

Berisha: Basha më tha se nuk ndryshoj dot, me Ramën e nxori Metën opozitar në 2017

23 Dhjetor 2021, 20:20 Nga DOSJA
Berisha: Basha më tha se nuk ndryshoj dot, me Ramën e nxori Metën

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi se dy biseda me kryetarin aktual të PD-së Lulzim Bashës gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2017 dhe pas saj. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ish-kryetari i PD-së në vitet 1991-2013 e kritikoi rëndë Bashën pasi vendosi të sulmonte Ilir Metën dhe LSI-në gjatë fushatës. Më tej, ai tregon se pas humbjes së zgjedhjeve Basha pranoi se nuk mund të ndryshonte si person dhe lider.

BERISHA: Kur e kuptova? Dy kanë qenë momentet më ndikuese në kuptimin tim për të. Njëri moment ishte humbja katastrofale në 2017, bëri faqen e zezë me listat, ishte e paimagjinueshme. Bëri çbëri, nisi fushatën. Nisëm me kuota nga 32% 36.7 në fund të javës së parë. Rama tha ky është djalë i mirë, unë qeveris me të. Ky sikur të ishte kopje e tij e turpshme, iu përvesh Metës. Meta gjigandizohej që kishte qëndruar 4 vite në pushtet, ky dhe Rama e bënin të dukej Meta si opozitari më i madh. I thashë me këtë që po bën i ke futur thikë pas shpine fokusit tonë elektoral. Sapo ndodhën këto, morëm një rezultat mizerabël. I thashë zotëri, jep dorëheqjen në 2017. Kur turpërohesh është më keq së. Rama e kapi për zverku. Kaq donin zgjedhësit tanë të thoshin.

Bashkëqeverisje me Ramën? Ska diskutim. N.q.s. do ishin afër e afër, po. Ne mund të mos fitonim zgjedhet, por Rama nuk e kapte 50% në 2017.

Bëra një bisedë me të. I thashë se Niçja thotë që detyra e njeriut ta tejkalojë veten çdo ditë. Ky është supernjeriu i Niçes. I thosha se mendoja në darkë çfarë gabimesh kam bërë gjatë ditës që t’i përmirësoj, edhe në politikë. Pasi kisha konstatuar se ky nuk ndryshonte. Më tha se ke të drejtë, nuk ndryshoj dot.

Nuk ka gjë që sbën njeriu po të dojë, i thashë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll