Bota

Dyshimet e para, thirrja anonime për bombë erdhi nga jashtë Kosovës, dyshohet Serbia

23 Dhjetor 2021, 17:44 Nga DOSJA
Dyshimet e para, thirrja anonime për bombë erdhi nga jashtë

KOSOVË -Burime brenda Policisë së Kosovës thanë se telefonata e pranuar nga një person i cili tha se ka vendosur mjete shpërthyese në stacionin e autobusëve në Prishtinë është realizuar jashtë territorit të Republikës së Kosovës.Dyshimet e para të policisë thonë se telefonata është kryer nga Serbia.

Kjo telefonatë ka bërë që të evakuuohet komplet Stacioni i Autobusëve, duke larguar punëtorët dhe qytetarët nga vendi i ngjarjes dhe vetëm para një ore stacioni është hapur sërish pas verifikimit se ishte gënjeshtër. Për një kohë Stacioni i Autobusëve në Prishtinë qëndroi i rrethuar me shirita të policisë, më pas u lirua për qarkullim pasi aty nuk u gjet asgjë e dyshimtë. Drejtori i stacionit të autobusëve Arianit Grezda, tha se pas dy orësh punëtorët janë rikthyer sërish në vendet e tyre të punës dhe ka filluar edhe qarkullimi i autobusëve, kështu duke iu rikthyer normalitetit.

“Pas rreth 2 orësh jemi kthy të gjithë në punë, është normalizuar situata dhe autobusët janë duke qarkulluar”, tha Grezda.

Pasi drejtori i Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda tha se dyshohej se ishte vendosur një bombë në stacion, Policia e Kosovës tha se ishin telefonuar nga një person anonim. Ka qënë ky person që në orën 14:00 i ka thënë Policisë se ka vendosur një mjet shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar qytetarët. Policia e Kosovës e ka rrethuar me shirita Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe vetëm pak më parë është liruar Stacioni.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kosova serbia stacioni i autobusëve në prishtinë kosova serbia stacioni i autobusëve në prishtinë

Sondazh

Poll