Bota

Po gjykohen nga Haga, Gucati dhe Haradinaj mbeten në paraburgim

23 Dhjetor 2021, 17:21 Nga DOSJA
Po gjykohen nga Haga, Gucati dhe Haradinaj mbeten në paraburgim

HAGË – Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Gjykatën e Hagës vendosi vazhdimin e kohës së paraburgimit për dy ish-drjetuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Pas marrjes së informacioneve shtesë nga Policia e Kosovës, trupa e gjyqtarëve vendosi se në rast se lirohen të dy personat, mund të pengojnë punën e organeve të drejtësisë duke përsëritur të njëjtat shkelje në lidhje me çështjet që akuzohen.

Ndaj dy ish-krerëve të OVL-UÇK rëndojnë akuzat e pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni gjykata e hages hysni gucati nasim haradinaj ovl-uçk gjykata e hages hysni gucati nasim haradinaj ovl-uçk

Sondazh

Poll