Bota

FDA autorizon pilulën e Merck-ut kundër koronavirusit

23 Dhjetor 2021, 17:29 Nga DOSJA
FDA autorizon pilulën e Merck-ut kundër koronavirusit

SHBA – Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) ka autorizuar të enjten përdorimin e pilulës kundër koronavirusit të kompanisë Merck, ndërkohë që po rritet numri i personave të infektuar për shkak të variantit Omicron të këtij virusi.

Vendimi për përdorim emergjent të pilulës ka ardhur një ditë pasi agjencia ka dhënë dritën e gjelbër për një pilulë kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompania Pfizer. Pilula e kompanisë Merck duhet të merret pesë ditë pas simptomave të para dhe sipas disa studimeve, ajo e zvogëlon numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve te kategoritë e rrezikuara.

“Autorizimi i sotëm ofron trajtim shtesë kundër koronavirusit”, ka thënë shkencëtarja e FDA-s, Patrizia Cavazzoni.

Pilula e kompanisë Pfizer është thënë se zvogëlon simptomat e rënda për gati 90 për qind. Ndonëse vaksinat dhe dozat përforcuese mbesin mjeti më i fuqishëm kundër koronavirusit, ekspertët kanë mirëpritur trajtimet shtesë, të cilat pas një kohe do të blehen nëpër barnatore, me përshkrim të mjekut.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota fda fda në shba merck pilula anti-covid fda fda në shba merck pilula anti-covid

Sondazh

Poll