Bota

Dronët ushtarakë turq shqetësojnë SHBA-në, zëdhënësi në Afrikë: Rrezik për civilët

23 Dhjetor 2021, 16:51 Nga DOSJA
Dronët ushtarakë turq shqetësojnë SHBA-në,

SHBA- Autoritetet amerikane kanë diskutuar me Turqinë për shitjen e saj të dronëve të armatosur në Etiopi. Mediat e huaja raportojnë se sipas dy burimeve të njohura me këtë çështje thanë se kishte prova në rritje se qeveria kishte përdorur armët kundër luftëtarëve rebelë.

‘Uashingtoni ka “shqetësime të thella humanitare” për shitjet, të cilat mund të bien ndesh me kufizimet e SHBA-së për armët në Addis Abeba,“- tha një zyrtar i lartë perëndimor.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se i dërguari i SHBA-së në Afrikë, Jeffrey Feltman, “ngriti raporte për përdorimin e dronëve të armatosur në Etiopi dhe rrezikun e dëmtimit të civilëve” gjatë një vizite në Turqi javën e kaluar.

Turqia, e cila po shet dronë në disa vende në Europë, Afrikë dhe Azi, ka hedhur poshtë kritikat se ajo po luan një rol destabilizues në Afrikë dhe ka thënë se është në kontakt me të gjitha palët në Etiopi për të nxitur negociatat. Lufta njëvjeçare midis qeverisë së Etiopisë dhe udhëheqjes së rajonit verior të Tigray, ndër konfliktet më të përgjakshme të Afrikës, ka vrarë mijëra civilë dhe ka zhvendosur miliona.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota dronet nga turqia jeffrey feltman konflikti etiopi-tigray shba dronet nga turqia jeffrey feltman konflikti etiopi-tigray shba

Sondazh

Poll