Bota

Putin: SHBA po vendosin raketa në pragun tonë, NATO mos të zgjerohet në lindje

23 Dhjetor 2021, 16:40 Nga DOSJA
Putin: SHBA po vendosin raketa në pragun tonë, NATO mos të

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po kërcënon Rusinë me raketa në pragun e tyre. The Guardian shkruan se gjatë një deklaratë, Putin gjithashtu bëri thirrje që të mos ketë zgjerim të mëtejshëm të NATO-s në Evropë.

Ai gjithashtu tha se ishte përgatitur të niste një ndërhyrje nëse do të shihte se Ukraina ose aleatët e saj perëndimorë po përgatisnin një sulm ndaj përfaqësuesve të Rusisë në vend.

“Ata vazhdojnë të na thonë: luftë, luftë, luftë. Ka përshtypje se, ndoshta, ata po përgatiten për operacionin e tretë ushtarak në Ukrainë dhe na japin një paralajmërim të drejtë: mos ndërhyni, mos i mbroni këta njerëz, por nëse ndërhyni dhe mbroni ata, do të ketë të sanksione. Ndoshta, ne duhet të përgatitemi për këtë,” tha Putin.

Putin tha se nuk dëshironte luftë me Ukrainën, por do të kërkonte garanci të reja sigurie nga perëndimi në bisedimet e ardhshme me SHBA-në, duke përsëritur kërkesën e tij të diskutueshme që anëtarët lindorë të NATO-s të largojnë trupat ushtarake që u shfaqën pas pranimit të vendeve në aleancë në 1997.

“Ne e kemi bërë të qartë se lëvizja e NATO-s në lindje është e papranueshme. Shtetet e Bashkuara po qëndrojnë me raketa në pragun tonë. A është një kërkesë e tepruar mos instalimi i sistemeve të goditjes në shtëpinë tonë? Si do të reagonin amerikanët nëse raketat do të vendoseshin në kufirin me Kanadanë apo Meksikën?”, tha Putin.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota nato vladimir putin nato vladimir putin

Sondazh

Poll