Bota

Presidenti kroat nis vizitën në Kosovë, takohet me Osmanin dhe krerë të shtetit

23 Dhjetor 2021, 10:30 Nga DOSJA
Presidenti kroat nis vizitën në Kosovë, takohet me Osmanin dhe

PRISHTINË – Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, ka filluar sot vizitën e tij dy ditore në Kosovë, ku është pritur me një ceremoni shtetërore nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Milanoviç do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë ku si fillim ka zhvilluar disa takime zyrtare me kerët e shtetit. Milanoviç si fillim zhvilloi një konferencë të përbashkët për mediat me presidenten e Kosovës, më pas ai u prit nga kryetari i kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Gjatë konferencës së përbashkët Osmani tha se e sheh Kroacinë si aleatin kyç në rrugën euroatlantike të Kosovës. Gjithashtu ajo shprehu mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Kosovës ndaj mbështetjes së shtetit kroat në të gjitha fazat e zhvillimit të Kosovës. Ndërkohë presidenti kroat Zoran Milanoviç, konfirmoi se do të ndihmojë Kosovën në antarësimin në BE. Gjatë konferencës Milanoviç shprehu mendimin tij për ‘Open Ballkan’ duke thënë se duhet t’i trajtoj të gjitha vendet në mënyrë të barabartë, ose si iniciativë është pa lidhje.

Pas takimit zyrtar me Osmanin, Milanoviç u prit nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ku së bashku diskutuan për aktualitetin politik, pandeminë, situatën energjetike, ekonominë dhe zhvillimet rajonale. Zoran Milanoviç konfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale dhe gjithashtu edhe mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën, me theks të veçantë në procesin e njohjes nga 5 vendet anëtare të BE-së.

Ditën e nesërme Zoran Milanoviç do të zhvillojë një vizitë në Janjevë për tu takuar me komunitetin kroat atje. Presidenti kroat do të shkojë edhe në kampin e KFOR-it ku do të pritet nga Komandati Ferenc Kajari. Milanoviç do të takohet edhe me Forcat e Armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

Zhvillimet hap pas hapi:

Kurti takon presidentin kroat: Vlerësojmë përkrahjen tuaj, duam bashkëpunime

Milanoviç: Kosova të trajtohet e barabartë ose ‘Open Ballkan’ është pa lidhje

Milanoviç takohet me Konjufcën: Kroacia do ta mbështetë Kosovën

Osmani: Kroacia është aleati ynë kyç në rrugën tonë euroatlantike

A pranohet Serbia në BE pa e njohur Kosovën? Përgjigjet presidenti i Kroacisë

Presidenti kroat arrin në Kosovë, pritet me ceremoni nga presidentja Osmani

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni presidenti kroat takim me vjosa osmanin zoran milanoviç presidenti kroat takim me vjosa osmanin zoran milanoviç

Sondazh

Poll