Bota

Hapet stacioni i autobusëve në Prishtinë, njoftimi për bombë ishte gënjeshtër

23 Dhjetor 2021, 16:35 Nga DOSJA
Hapet stacioni i autobusëve në Prishtinë, njoftimi për

KOSOVË – Pas disa orësh rrethuar me shirita të Policisë pas njoftimit se ishte vendosur një bmbë në stacionin e autobusëve në Prishtinë është konfirmuar se lajmi ishte i rremë dhe është liruar qarkullimi.

Këtë informacion e ka konfirmuar ekipi i T7 që ka qëndruar në vendin e ngjarjes që nga marrja e telefonatës anonime që i njoftoi për bombën. Ndërkohë, policia pas marrjes së këtij informacioni ka evakkuar të gjithë punëtorët dhe qytetarët që po qëndronin në stacion gjatë asaj kohe/ Policia e Kosovës njoftoi se ka pranuar një telefonatë anonime përmes të cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Shoferi i autobusit të linjës Ferizaj-Prishtinë, ka treguar se sapo është kthyer në stacion, policia u ka kërkuar që t’i lënë autobusët dhe të dilnin jashtë. Ai thotë se për këtë nuk u kanë dhënë asnjë arsye, por që ata e kanë kuptuar se është duke u dyshuar për mjete eksplozivë. Për këtë, ai ka treguar se udhëtarët kanë qenë në panik.

“Jam shofer i linjës Ferizaj-Prishtinë. Kur u kthyem, policia na tha leni autobusët dhe dilni, pa na tregur arsyen. Mirëpo tash po e shohim se po dyshohet për mjete eksplozive. Udhëtaret i ka kap paniku, mua personalisht jo”, ka shtuar ai.

Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar akoma nëse lidhur me këtë rast ka ndonjë të arrestuar.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora alarm per bombe kosova stacioni i autobusëve në prishtinë alarm per bombe kosova stacioni i autobusëve në prishtinë

Sondazh

Poll