Bota

Kurti: Qeveritë e tjera të shohin veten në pasqyrë, ekonomia po zhvillohet

23 Dhjetor 2021, 16:26 Nga DOSJA
Kurti: Qeveritë e tjera të shohin veten në pasqyrë, ekonomia

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se qeveritë e mëparëshme në vendduhet të shohin fillimisht veten e tyre në pasqyrë, para se të kritikojnë qeverinë e tanishme. Gazeta Ekspress shkruan se Kurti gjatë një deklaratë për mediat, tha se edhe pse vendi është në krizë, ata po bëjnë gjithçka që ta kalojnë sa më lehtë situatën.

“Ndonëse ndodhemi në një krizë të vështirë energjetike po bëjmë gjithë çfarë mundemi e krejt çka dijmë që të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj, ndërkaq ata që për dështimet e tyre për dekada kërkojnë llogari nga ne që sot shënojmë 9 muaj në qeveri duhet më parë ta shohin vetën në pasqyrë. Zëri i tyre i lartë i propagandës nuk duhet ta turbullojë zërin tonë të arsyes”, tha ai.

Kurti foli për punën e qeverisë këto 9 muaj, duke thënë se si kurrë më parë ekonomia në Kosovë është drejt zhvillimit.

“Si kurrë më parë ekonomia jonë është kthyer drejt zhvillimit, para gjashtë ditësh është votuar buxheti më i madh në histori. Eksportet kosovare deri në tetor 2021 janë në vlerë të 614 milionë euro investimet e huaja direkte në vitin 2021 janë 388.9 milionë euro që përbën 80% ngritje. Kemi regjistruar mbi 10 mijë vende të reja të punës”, tha Kurti.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti qeveria e kosoves albin kurti qeveria e kosoves

Sondazh

Poll