Politike

VD-Rama: Baza e pagave ka dalë në ‘Tik Tok’ muaj më parë, pse u përdor tani?

23 Dhjetor 2021, 12:15 Nga DOSJA
VD-Rama: Baza e pagave ka dalë në ‘Tik Tok’ muaj më

TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se bazave e pagave ka qarkulluar muaj më parë në rrjetin social ‘Tik Tok’. Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e sotme pikërisht për skandalin e pagave, Rama ngre pyetjen se përse kjo bazë po shpërndahet tani.


‘Hetimi shpresoj të jetë i atillë që të japë mesazhin e qartë që nuk ia kalon dot lehtë. Pastaj gjendet apo jo autori është çështje e hetimit, ne do të japim mbështetjen. Çdo inspektor që ka akses për sistemin e pagave duhet të merret në hetim. Po ashtu edhe njerëzit që bëjnë kërcënime nga Kuvendet, por edhe nga mexheliset mediatike. Falenderoj mediat që e kanë komentuar këtë por nuk kanë nxjerrë të dhëna. Po kështu që nuk e kanë bërë këtë krim në portalet e tyre. Ata që janë shmangur nga mosekspozimi në media dhe kanë përdorur ëhatsApp e kanë marrë parasysh këtë gjë. është fakt interesant. Ka një element tjetër është se kjo bazë ka dalë në një TikTok para shumë muajsh por është përdorur tani. Pse? Pse zëdhënës të non gratave paralajmërojnë të tjera. Kjo është dorë në kërkim të konfuzionit dhe në sensin e pasigurisë publike. Këtu dua të përsëris që nuk ka asnjë mundësi tjetër që të forcojmë revolucionin dixhital.- u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: SKANDALI/Rama drejton gishtin te Berisha:Të hetohet, ka qëllim të nxisë destabilitet

(k.m/a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama skandali me pagat e qytetareve edi rama skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll