Politike

VD-Rama për patronazhistët: E mora me shaka, qesha

23 Dhjetor 2021, 12:08 Nga DOSJA
VD-Rama për patronazhistët: E mora me shaka, qesha

TIRANË– Kryeministri Edi Rama përmendi rastin e patronazhistëve teksa po fliste për skandalin e pagave që kanë rrjedhur dy ditët e fundit. Rama tha se në fillim ka qeshur me atë situatë të cilën e quan të ngjashme me shpërndarjen e kartave të ID-së. Rama tha se qeshi në atë periudhë pasi i konsideron kartat e ID pa asnjë rëndësi për jetën e qytetarëve.

‘Në këtë rast dua të them edhe diçka tjetër. Kjo ngjan shumë me nxjerrjen e numrave të kartave të ID, ngjan në teknologjinë e nxjerrjes, propagandës që e shoqëron dhe s’dua të bëj këtu politikë. Kur gjendesh përpara situatash të tillë duhet të jemi të gjithë bashkë. Kushdo e ka kryer këtë krim s’ka qenë i shoqëruar nga ndonjë. Këtu është hapur një derë në mënyrë të paligjshme nga individë. Këto janë nata me ditën dhe s’mund t përdorim rastet për t’u hedhur në akuzë. Në rastin e parë e kam marrë me të qeshur, duke pasur parasysh faktin se kartat e ID janë krejtësisht pa asnjë rëndësi për jetën e qytetarëve, janë targa. Nuk i duhet fare, zero numri i kartës PS. Ka edhe një element tjetër. Databaza e nxjerrë në atë kohë ngjan shumë me databazën e nxjerrë tani. Nuk është një databazë e eksportuar e tëra, integrale, është një bazë të dhënash e përpunuar copa-copa. Aty mungojnë rreth 60 mijë të tjerë. Aty ka plot të dhëna që janë të vjetra. Çdo të thotë kjo? Sepse nuk janë të dhëna të sotme, as të janarit, marsit apo prillit, janë të vjetra. Nuk është databaza e marrë në janar, sepse nuk do të kishte aty rekorde të vjetra që njerëzit që nuk figurojnë më nuk do të kishte këto gjëra. E fundit, ky sistem është sistemi i cili në vitin 2013 u kthye në një kaos publike, në një hetim të prokurorisë, pati dhe të arrestuar për fshirjen e TVSH. Është marrë masa në bashkëpunim me kompaninë për të mbyllur këtë rrugë dhe sot është i pamundur për t’u futur në sistem. Një pjesë e madhe janë rroga që dihet, por në marrëdhëniet e brendshme të kompanive private ky është shqetësim dhe i kërkoj ndjesë. Këdo që ka akses në këto sisteme s’e kalon dot lehtë. Gjendet apo jo autori është gjë tjetër. Çdo inspektor, janë më shumë se 100, që kanë akses në sistemin e agave për arsye të punës, duhet të merren në hetim, pa asnjë përjashtim. Po ashtu duhet të merren nën hetim edhe ata persona që kanë dalë në xhihaliset politike”– u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: SKANDALI/Rama drejton gishtin te Berisha:Të hetohet, ka qëllim të nxisë destabilitet

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama skandali me pagat e qytetareve edi rama skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll