Politike

VD-Paralajmëron rrjedhje të tjera! Rama thirrje prokurorisë: Hetoni

23 Dhjetor 2021, 11:39 Nga DOSJA
VD-Paralajmëron rrjedhje të tjera! Rama thirrje prokurorisë:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ketë rrjedhje të tjera të dhënash. Kreu i qeverisë kërkon nga Prokuroria që të nisin hetimet dhe të përgjigjen të gjithë inspektorët e tatimeve për këtë skandal. Nga konferenca për shtyp për mediat, Rama thotë se është paralajmëruar nga Foltoret e tjera se do të ketë të tjera ngjarje.


Kjo është një ngjarje, e cila meriton të hetohet imtësisht. Uroj dhe shpresoj që ta kryejnë këtë hetim me të gjitha kapacitetet e tyre. Dua të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim, nuk është e vështirë të shohësh se ka një qëllim jo fort të vështirë për t’u kuptuar dhe për të nxitur destablitet në një përpjekje që nuk është e para. Duke pasur parasysh thirrjet nga Foltoret mund të mos jetë e fundit. Thirrja ime për prokurorinë është që të përgjigjen të gjithë pa përjashtim inspektorët e tatimeve. Ata që punojnë në këtë sistem apo dhe të tjerë që mund të jenë larguar por edhe ata që nga Foltoret e Kuvendeve paralajmërojnë zymtira të tjera.’– thotë Rama.

LAJMI KRYESOR: SKANDALI/Rama drejton gishtin te Berisha:Të hetohet, ka qëllim të nxisë destabilitet

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama skandali me pagat e qytetareve edi rama skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll