Aktualitet

Skandali i pagave, Basha: Rama duhet të dorëhiqet, jemi para një ‘tangentopoli’

23 Dhjetor 2021, 12:47 Nga DOSJA
Skandali i pagave, Basha: Rama duhet të dorëhiqet, jemi para një

TIRANË– Publikimi i të dhënave personale, pagës si edhe numrave të telefonit, për kryedemokratin Lulzim Basha është zgjatim dhe pjesë e skemës së patronazhistëve të Edi Ramës, duke kërkuar edhe dorëheqjen e këtij të fundit. Megjithatë i pyetur për protesta të mundshme nga opozita gjatë konferencs për shtyp, u shpreh se ende nuk kanë një plan konkret. Basha shkoi edhe më tej duke thënë, sipas informacioneve pranë PD-së, SPAK-ut po i bëhet presion që të mos thellojë hetimet. Por kërkoi që institucionet e drejtësisë të asistohen nga Ambasadat e huaja në vend, për të çuar para ligjit autorët e publikimit të të dhënave. Gjithë situatën, numri një i Partisë Demokratike e ka krahasuar me “tangentopoli”, që do të thotë ‘shpërdorim’ ose ‘ryshfet’ në italisht, duke e lidhur me aksionin “Mani Pulite” që u zhvillua në Itali. Hetimi i zhvilluar në vitet 1990 zbuloi lidhjen e zyrtarëve të lartë të shtetit me mafian italiane, duke sjellë arrestime masive. I pyetur për ngjarje të tjera në skenën politike shqiptare, si psh. punën e Komisionit të Rithemelimit apo dhe emrin e një presidenti të ri pas shkarkimit të Ilir Metës, numri një i opozitës tha se fokusi i PD është në skandalin e publikimit të pagave dhe numrave të telefonave celularë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Për kë e ka fjalën? Skandali me pagat, Basha: Kemi informacione se po bëhet presion

 

Basha: Rama sot duhet që të jepte dorëheqjen dhe pastaj të kërkonte ndjesë

vijon…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha lulzim basha 23 dhjetor 2021 lulzim basha lulzim basha 23 dhjetor 2021

Sondazh

Poll