Aktualitet

Skandali i pagave / Prokuroria ngre grup hetimor, nis zyrtarisht hetimet

23 Dhjetor 2021, 13:19 Nga DOSJA
Skandali i pagave / Prokuroria ngre grup hetimor, nis zyrtarisht hetimet

TIRANË – Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për skandalin e publikimit të pagave të mijëra qytetarëve shqiptarë.

Prokuroria ka ngritur një grup hetimor për të kryer hetimet përkatëse në AKSHI dhe ISSH, po ashtu edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Prokuroria po kryen veprime hetimore për veprat penale të “Ndërhyrje në sistemet kompjuterike”, “Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike” dhe për “Shpërdorim Detyre”.

Kujtojmë se ditën e djeshme u bënë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021, ndërsa sot u publikuan të tjera të dhëna, të cilat i takonin muajit prill.

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik. Ai shtoi më tej se të gjithë inspektorët e tatimeve, por jo vetëm, të vendosen në hetim dhe të gjenden përgjegjësit sa më shpejtë.

LAJMI KRYESOR: Pagat! Prokuroria heton 3 institucione, punonjësja që bëri ‘file’, 2 vjet në pension

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet skandali me pagat e qytetareve skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll