Akuzat se punonjësit e ‘Agon Channel’ marrin ende pagat, Bejtja: Spekulime të ulëta!
TIRANË – Gazetari Andi Bejtja ka komentuar debatin e ngritur së fundmi në lidhje me pagat, ndërsa është përqendruar kryesisht tek spekullimet se gazetarë a...
Pas shpërndarjes së listës prej 630 mijë emrave të qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, çdo shqiptari i lind e drejta ligjore të denoncojë organin shtetëror përgjegjës për publikimin e të dhënave të tij private. Avokati Adriatik Lapaj i kontaktuar nga Gazetasi.al tha se kjo e drejtë ligjore rrjedh nga nenet 122, 192 b dhe 248 të Kodit tonë Penal.
“Nisur nga veprat penale që përcaktojnë këto nene, qytetarët mund t’i drejtohen policisë dhe prokurorisë për të bërë kallëzim penal për rrjedhjen e të dhënave.
Ndërsa në aspektin civil, në bazë të nenit 17 të ligit “Për mbrojtjen e të dhënave personale mund t’i drejtohen gjykatës për të kërkuar dëmshpërblimin e dëmit si pasojë e keqpërdorrmit të të dhënave personale”, tha avokati Lapaj.
Sipas tij, para nisjes së procedurës së kallëzimit penal, duhet të pritet të përfundojë hetimi i prokurorisë dhe instituticionit të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, për të përcaktuar organin shtetëror përgjegjës për rrjedhjen e të dhënave.
“Mirë është që të konkludohet njëherë se nga kanë rrjedhur këto të dhëna, që do dalin pas veprimtarisë së organit të prokurorisë dhe komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale, pasi kjo do të përcaktonte organin shtetëror që ka legjimitetin pasiv për tju drejtuar më pasme padi”, u shpreh për Gazetasi.al, avokat Adriatik Lapaj.
Një ditë më parë, Prokuroria deklaroi se ka nisur verifikimet për dyshimet e përhapjes së sekretit personal në bashkëpunim. Dokumenti me pagat e qytetarëve po shpërndahet masivisht përmes rrjetit Whatsapp dhe platformës Tik Tok dhe mund të hapet nga çdo pajisje elektronike.
Po cilët janë nenet që i japin të drejtë qytetarëve?
KODI PENAL
Neni 122
Përhapja e sekreteve vetjake
Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës ose të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një person tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Neni 192/b
Hyrja e paautorizuar kompjuterike
(Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 53;
ndryshuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 19)
Hyrja e paautorizuar apo në tejkalim të autorizimit për të hyrë në një sistem kompjuterik a në një
pjesë të tij, nëpërmjet cenimit të masave të sigurimit, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
Neni 248
Shpërdorimi i detyrës
(Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 21;
ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 21; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48)
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.
LIGJ Nr.9887, datë 10.3.2008 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Neni 17
Kompensimi i demit Çdo person, të cilit i është shkaktuar një dëm, si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, ka të drejtë t’i kërkojë kompensim kontrolluesit për dëmin e shkaktuar.
Marrë nga Gazeta “Si”
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Gazetari Andi Bejtja ka komentuar debatin e ngritur së fundmi në lidhje me pagat, ndërsa është përqendruar kryesisht tek spekullimet se gazetarë a...
LEZHË – Mbi 1 mijë familje në Torovicë të Lezhës prej 30 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata shprehen se uji në këtë zonë vjen me orar dy h...
TIRANË – Vijon të zgjerohet skandali me publikimin e pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë. Vetëm një ditë pasi u publikuan në WhatsApp pagat e shqip...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun socialist të Lushnj...
NJOFTIMI I PLOTË: Operacioni policor “Paketimi” ka përfuanduar me arrestimin e dy personave banues në Fier. 33-vjeçari dhe 30-vjeç...
TIRANË – Policia e kryeqytetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka bërë të mundur arrestimin e 9 personave, ndërsa ka proceduar penalisht edhe 8 të tjer...
MALIQ – Fshati Kreshpanj është një ndër prodhuesit kryesorë të fasules kokërrmadhe apo siç njihet ndryshe edhe fasulja pllaqi. Mirëpo, për shkak të...
TIRANË– Behije Arapi, ka udhëtuar nga Italia në Shqipëri për t’u përballur për herë të parë pas gati një dekade me vrasësit e djalit dhe bashkëshorti...
TIRANË– Dy ditë pas arrestimit të Astrit Carës dhe Besnik Balanit, Gykata e Tiranës vendosi ti lërëtë lirë protestuesit të cilët dogjën flamujt e Ser...
LEZHË– Enkeled Biba, 29-vjeçari me origjinë shqiptare që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Kretë të Greqisë, do të niset për në Shqipëri, për ...