Aktualitet

Nga vijnë sulmet? Rama & drejtoresha e AKSHI: E pamundur të identifikohet, blejnë IP

23 Dhjetor 2021, 12:34 Nga DOSJA
Nga vijnë sulmet? Rama & drejtoresha e AKSHI: E pamundur të

TIRANË – I pyetur nëse ka pasur ndonjë hetim të brendshëm se na vijnë këto sulme, Rama është shprehur se për rastin e parë të patronazhistëve nuk është bërë asnjë hetim i brendshëm, ndërsa për rastin e dytë të publikimit të pagave, sipas Ramës, është një rast krejt ndryshe.

PYETJE: A ka pasur një hetim të brendshëm? Sulmet na vijnë nga persona, apo nga agjensi e shërbime jo dashamirëse për vendin tonë? 

Rama: Për rastin e parë nuk kemi bërë asnjë hetim të brendshëm. Databazë e hedhur rrugëve, e përdorur copa-copa. Nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë nevojë në të gjithë manualin për numrin e kartave. E dyta bëhen fjalë për një rast ndryshe. Ndërhyrjet dhe plotësimet janë përditësime të një numri të konsiderueshëm. Por sa i përket këtij rasti, në këtë rast hetimi do të përfshijë numër të madh njerëzish. E kam nxitur vetë këtë reformë. Gjetëm në fillim 14 shërbime, të gjitha kioska. Nuk kishin kanale komunikimi me njëri-tjetrin.

 Drejtoresha: Për sulmet identifikohet IP dhe mënyra e sulmit, por nuk nxjerrin fytryrën e tyre, por blejnë IP të caktuara. është e pamundur të identifikohet sulmi.

(A.B-E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll