Aktualitet

Operacion antidrogë në Krujë! Zbulohet KANABIS në bodrumin e një lokali

23 Dhjetor 2021, 12:53 Nga DOSJA
Operacion antidrogë në Krujë! Zbulohet KANABIS në bodrumin e

KURBIN– Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kanabis është sekuestruar paraditen e somte në kuadër të një operacioni të zhvilluar në zonën e Krujës. Mësohet se aksioni po zhvillohet nga policia e Kurbinit dhe është ende në vijim e sipër.

Droga është gjetur në bodrumin e një lokali që ishte kthyer në ‘shtëpi bari’. Aty janë pikasur qindra bimë të mbjella në vazo që rriteshin me llamba.

Në lidhje me lëndën narkotike të sekuestruar janë shoqëruar dy persona. Identiteti i tyre nuk bëhet ende me dije, ndërkohë që pritet të publikohet dhe një informacion zyrtar në idhje me aksionin.

(k.m;F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kruje operacioni antikanabis ne kruje kruje operacioni antikanabis ne kruje

Sondazh

Poll