Aktualitet

E futur në çanta, e hedhur në shkurre, kapen 192kg drogë në kufirin greko-shqiptar

23 Dhjetor 2021, 13:47 Nga DOSJA
E futur në çanta, e hedhur në shkurre, kapen 192kg drogë

PSARIA, GREQI – Në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar 192 kilogramë drogë. Kanë qenë disa peshkatarë, të cilët kanë njoftuar policinë për disa çanta të dyshimta në vendin e  quajtur Loridha, Sjadhe në vendin e quajtur ‘Psaria’.

Droga është gjetur nga policia në shkurre e futur në 5 çanta me 73 pako që përmbanin 192 kg e 260 gramë marijuanë.

Nuk dihet nëse kanë kaluar nga mali apo nga deti, pasi kjo është pika më e afërt si tokësore ashtu edhe detare me kepin e Stillos dhe fshatin Ciflik e konkretish në vendin e quajtur Kataeyo në Konispol.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet droge kanabis kufiri shqiperi-greqi droge kanabis kufiri shqiperi-greqi

Sondazh

Poll